Sport

MotoGP/ Përmbytjet në Valencia venë në rrezik garat e Grand Prix

Shkruar nga Liberale

MotoGP/ Përmbytjet në Valencia venë në rrezik garat e Grand

Përmbytjet e mëdha që përfshinë zonën e Valencias kanë shkaktuar më shumë se 90 jetë të humbura dhe një situatë kaotike në zonë.

Përmbytjet kanë dëmtuar një pjesë të infrastrukturës së pistës 'Ricardo Tormo' në Cheste. Kështu shkruan gazeta spanjole As, sipas së cilës 15 ditë para Grand Prix të Motul, që tradicionalisht mbyll Kampionatin Botëror të MotoGP, aksesi në cirkuit është shembur plotësisht teksa do të vlerësohen dëmet në orët e ardhshme.

“Më shumë se 200 litra për metër katror, në më pak se 12 orë dhe mbi të gjitha rrjedha e ujit, baltës dhe elementëve të tjerë që vijnë nga përmbytjet e Sechera dhe Poyo, pranë cirkuitit, kanë qenë shkak i dëmtimit të parkingjeve dhe akses kryesor në impiantet e Chestes”, thonë nga cirkuiti.

“Strukturat e cirkuitit nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, është 100% në rregull. Nuk ka të lënduar nga punëtorët. Brenda një jave rrugët që të çojnë në cirkuit (që për momentin janë problemi real që do të pengonte GP) do të rindërtohet”.

Por dyshimet mbeten duke pasur parasysh urgjencën. Objekti do të duhet të presë Grand Prix të fundit të sezonit në fundjavën e 15 deri në 17 nëntor dhe kësaj i shtojmë, se titulli i kampionit ka shumë shanse për t’u zgjidhur atje, duke qenë se Jorge Martín dhe Francesco Bagnaia janë të ndarë me vetëm 17 pikë në klasifikimin e përgjithshëm.

Grand Prix i Valencias është një nga katër garat e rregullta të Spanjës në kalendarin e MotoGP dhe është ai që mbyll vitin, me fluksin e madh të publikut që sjell kjo në objektet e saj dhe qytetet e afërta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH