Sport

Mjaftojnë dy raunde, Nelson Hysa mposht me “knockout“ kundërshtarin argjentinas

Shkruar nga Liberale

Mjaftojnë dy raunde, Nelson Hysa mposht me “knockout“

I kanë mjaftuar vetëm 1 raund e gjysmë Nelson Hysës, për të gjunjëzuar me knockout kundërshtarin e tij për peshat super të rënda, argjentinasin Brakamonte.

Një super paraqitje kjo e Nelsonit i cili mbi 90% të ndeshjeve të tij që janë të gjitha fitore, i ka me knockout.

Pasi e rrëzoi dy herë kundërshtarin e tij, në raundin e parë dhe më pas në të dytin, ishte e pamundur për argjentinasin që të vazhdonte në superndeshjen e mbrëmjes së gjatë në Londër.

Përpara tij, fitorja e parë shqiptare ishte ajo e Alban Bermeta, boksieri nga Tirana, që arriti të fitojë me knockout (KO) përballë kampionit të Bullgarisë Mario Verger.

Pas 4 raundesh nga 8 që do të zhvilloheshin, Bermeta arriti të hedh me knockout kampionin e Bullgarisë në “York Hall Arena”, duke e çuar në 14 numrin e fitoreve me KO nga 18 ndeshjeve të fituara ndërkohë që nuk ka asnjë humbje dhe një barazim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH