Sport

Mirlind Daku reagon pas hetimit nga UEFA: Ndjesë nëse kam fyer dikë!

Shkruar nga Liberale
Mirlind Daku reagon pas hetimit nga UEFA: Ndjesë nëse kam fyer

Mirlind Daku ka kërkuar publikisht ndjesë për veprimet e tij në fund të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sulmuesi kishte marrë pjesë me megafon në dorë në koret e tifozëve në fund të ndeshjes me fyerje ndaj shteteve të tjera, duke u kthyer në temë diskutimi gjatë ditës së sotme.

Federata e Maqedonisë së Veriut i kërkoi atij të kërkonte falje publikisht, ndërsa UEFA nisi një hetim zyrtar për këtë çështje, duke bërë që sulmuesi pak minuta më parë të reagonte nëpërmjet rrjeteve sociale.

Reagimi i Mirlind Dakut:

Përshëndetje të gjithëve

Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.

Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.

Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar.

Poll
SHQIPENGLISH