Sport

Miliona euro në sezon! Gerard Pique publikon pasqyrën financiare, ja si duket paga e një futbollistit të nivelit elitar

Shkruar nga Liberale

Miliona euro në sezon! Gerard Pique publikon pasqyrën financiare, ja

 

Gerard Pique dikur publikoi fletëpagesën e tij në mediat sociale si përgjigje ndaj pretendimeve rreth pagës së tij në Barcelonë.

Në janar të vitit 2020, Pique ishte një nga tre lojtarët e ekipit të parë të Barcelonës, të cilëve supozohej se pagat e tyre ‘rrjedheshin’ nga programi spanjoll TV3 Onze.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Manchester United, tashmë i pensionuar, Pique mohoi pretendimin se ai kishte fituar shuma të mëdha gjatë kohës së tij te Barça.

Por jo vetëm që e bëri këtë, ai gjithashtu ndau pasqyrën e tij financiare në X (Twitter), e cila zbuloi gjysmën e pagës së tij vjetore – 2.3 milionë euro.

Fletëpagesa tregon se ai fitoi 4.3 milionë euro (rreth 80,000 euro në javë) për vitin 2021.

Gazetari spanjoll Lluis Canut, i cili punonte për stacionin televiziv spanjoll, kishte pohuar se në fakt po fitonte 13.6 milionë euro për vetëm një sezon.

Nën pamjen e pasqyrës së tij bankare, Pique shkroi: “Personazhe si ky ngarkojnë televizionin publik për të mbrojtur miqtë e tyre. Këtu është 50 për qind e listës sime të pagave të mbledhura më 30 dhjetor. Kini pak respekt për veten”.

Ai më pas u bë president dhe pronar i Kings League, një ligë futbolli të mbyllura që mbahet në Barcelonë. 

Miliona euro në sezon! Gerard Pique publikon pasqyrën financiare, ja

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH