Sport

"Messi, Messi"/ Ronaldo acarohet nga thirrjet e tifozëve dhe bën gjestin e turpshëm në fushë (Video)

Shkruar nga Liberale

"Messi, Messi"/ Ronaldo acarohet nga thirrjet e tifozëve dhe

Ndeshjen e radhës skuadra arabe Al Nasr do ta luajë pa Cristiano Ronaldon.

Arsyeja? Epo ky i fundit nuk i menaxhoi mirë nervat në ndeshjen e fundit të skuadrës kur disa tifozë për ta provokuar nisën të brohirisnin: Messi, Messi!

Siç shihet në videon më poshtë pasi dëgjon tifozët, ai i vendos duart në veshë dhe më pas mes këmbëve.

Sigurisht pas këtij episodi, komisioni i etikës i federatës së Arabisë Saudite e dënoi me një pezullim për një ndeshje dhe një gjobë prej 7350 euro.

Për të parë videon klikoni këtu

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH