Sport

Shkak thirrjet kundër Kosovës, UEFA hap hetim ndaj Serbisë

Shkruar nga Liberale

Shkak thirrjet kundër Kosovës, UEFA hap hetim ndaj Serbisë

Hetimi i UEFA-s ka nisur për dy shkelje, hedhje e objekteve në fushë dhe mesazhe provokuese që nuk gjejnë vend në një event futbollistik.

UEFA ka hapur një hetim ndaj Serbisë, për koret kundër Kosovës, të kënduara nga fansat në vigjilje dhe gjatë ndeshjes ndaj Anglisë, zhvilluar mbrëmjen e të dielës në “Gelsenkirchen”.

Ndërkohë, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka denoncuar në UEFA për të njëjtat argumente, Federatën Serbe.

Federata e Kosovës akuzon serbët se kanë shfaqur banderola, slogane e kore me mesazhe politike shoviniste, të papranueshme për një event si Kampionati Europian i Futbollit, që ka kërkuar dënim të ashpër për serbët.

Edhe ndaj Shqipërisë ka nisur hetim i UEFA-s për shkak të sjelljes së tifozëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH