Sport

Menaxheri i Marash Kumbullës: Do jetë gati për Europianin

Shkruar nga Liberale
Menaxheri i Marash Kumbullës: Do jetë gati për Europianin

Menaxheri i Marash Kumbullës, Xhani Vitali, ka deklaruar në një intervistë të dhënë së fundmi se mbrojtësi pret që të jetë një protagonist në Euro 2024.

Futbollisti është kthyer pas disa muajsh ku vuajti një dëmtim të rëndë, por nuk ishte me shumë fat pasi huazimi i tij te Sassuolo në pjesën e dytë të sezonit u mbyll me rënien në Serinë B.

“Atij i vjen keq për atë që ndodhi. Ai po kthehej nga një dëmtim i rëndë, i duhej kohë për t’u rikthyer në shpejtësi. Gjendja e tij fizike është e mirë, tani pres që Marash të jetë gati për t’u përballur me një grup të vështirë në Kampionatin Europian me Shqipërinë e tij.

Tani duhet të vazhdojë këtë rrugë, por kur një lojtar përballet me disa dëmtime të caktuara,” – i duhet kohë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH