Sport

MEDIAT E HUAJA/ Shqipëri, deputetët zgjedhin Euro 2024 në vend të detyrave parlamentare

Shkruar nga Liberale

MEDIAT E HUAJA/ Shqipëri, deputetët zgjedhin Euro 2024 në vend

Kampionati Europian ka paralizuar jetën politike në Shqipëri, me situatën politike që duket e nxehtë në prag të fillimit të turneut të futbollit Euro 2024.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, duke iu referuar vendimit për të ndërprerë seancat parlamentare gjatë ditëve që Kombëtarja do të përballet me kundërshtarët e saj, në grupe.

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të ketë në seancë për rreth dhjetë ditë gjatë Kampionatit Europian, pasi shumë deputetë do të udhëtojnë në Euro 2024 .

Kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës dhe në ndeshjet e grupeve. Por pjesëmarrja në turne është më e rëndësishme për deputetët e parlamentit kombëtar sesa miratimi i ligjeve vendimtare për të ardhmen e vendit. Në stadiumet e Dortmundit, Hamburgut dhe Dyseldorfit priten të paktën 50 mijë shqiptarë, si nga Gjermania dhe vende të tjera të Europës, ashtu edhe nga vetë Shqipëria.

Ndaj, deputetët kanë ndryshuar planet e tyre.

Shumë prej 140 deputetëve do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, duke shkaktuar një skandal në jetën politike të vendit. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH