Sport

Medalje ari dhe rekord Olimpik në Paris! Leksion i Holandës me sportistët e saj të “importuar” dhe dallimi i madh me Shqipërinë

Shkruar nga Liberale

Medalje ari dhe rekord Olimpik në Paris! Leksion i Holandës me

Programi i atletikës i Lojërave të Parisit përfundoi sot me fitoren e holandezes Hassan në maratonën e femrave, në përfundim të një prej garave më të bukura që janë regiistruar ndonjëherë.

Medalje ari dhe rekord Olimpik në Paris! Leksion i Holandës me

Debati për origjinën e sportistëve që është ndezur në Shqipëri, teksa mori medaljen e parë historike përmes sportistit me origjinë ruse të Mundjes, Holanda i përgjigjet më së miri me strategjinë e saj që i gërsheton të dyja. Shumica e sportistëve të saj të cilët morën medalje janë me origjinë holandeze, ose kanë lindur dhe janë rritur në Holandë.
Ky është edhe dallimi i madh.
Deri tani Holanda numëron 33 medalje, prej të cilave 14 prej ari dhe 7 argjendi.

Medalje ari dhe rekord Olimpik në Paris! Leksion i Holandës me


Hassan medalistja dhe rekordmenja e fundit olimpike mbizotëroi në sprintin final përpara Assefa etiopiane. Ajo vendosi një rekord të ri olimpik. Bronzi shkon tek Kenyan Obiri. Për Hasanin është medalja e tretë në Paris, pas medaljes së bronztë në 5000 dhe 10000

Medalje ari dhe rekord Olimpik në Paris! Leksion i Holandës me

Holandezja me origjinë etiopiane fitoi medaljen e artë duke vrapuar në 2:22:55, teksa vendosi një rekord të ri olimpik, duke përfunduar përpara Etiopianes Tigst Assefa (+0.03) dhe Kenyanes Hellen Obiri (+. 0.15), në përfundim të një gare shumë të emocionuese dhe të pasigurt deri në fund, me pesë sportistë që garojnë për tre medaljet në kilometrat e fundit dhe një sprint epik në finale.
Ari i parë historik në maratonë për Holandën, në një nga garat më të bukura të maratonës (jo vetëm për femra) që është parë ndonjëherë.

Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH