Sport

Mbi 6 mijë policë për FINALEN e Conference League/ Olympiacos dhe Fiorentina kërkojnë trofeun, ja formacionet zyrtare

Shkruar nga Liberale
Mbi 6 mijë policë për FINALEN e Conference League/ Olympiacos dhe

Olympiacos dhe Fiorentina përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure (21:00) në stadiumin "Shën Sofia" në Athinë, për të diskutuar finalen e Conference League.

Vendasit e Olympiacos kërkojnë trofeun në qytetin e tyre, teksa miqtë duan të marrin titullin edhe për të harruar humbjen 2-1 nga West Ham në finalen e një viti më parë.

Skuadra greke pretendon titullin e parë evropian, ndërsa Fiorentina mbërriti në Athinë me synimin për të fituar trofeun e dytë evropian, 63 vjet pasi fitoi Kupën e Kupave më 1961.

Në Athinë policia është në alarm, duke nxjerrë në terren afro 6 mijë trupa. Për shkak të huliganëve dhe përplasjeve mes rivalëve në Athinë (Olympiacos, Panathinaikos apo AEK), policia ka marrë masa të jashtëzakonshme.

Trajnerët Jose Luis Mendilibar dhe Vincenzo Italiano kanë bërë me dije edhe formacionet e sfidës. Arbitri i ndeshjes do të jetë Artur Soares Dias nga Portugalia.

OLYMPIACOS (4-2-3-1): Tzolakis; Rodinei, Retsos, David Carma, Ortega; Hezze, Iborra; Podence, Chiquinho, Fortounis; El Kaabi Trajner: Mendilibar.

FIORENTINA (4-3-3): Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Arthur, Mandragora; Gonzalez, Belotti, Kouame Trajner: Italiano.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH