Sport

Mbappe shënoi dy gola, përsëri kritikohet nga legjenda franceze

Shkruar nga Liberale

Mbappe shënoi dy gola, përsëri kritikohet nga legjenda franceze

Ish-sulmuesi francez, Christophe Dugarry nuk i kursen kritikat për Kylian Mbappe edhe pse ky i fundit shënoi dy gola në fitoren e PSG-së ndaj Barcelonës si mysafir.

PSG përmbysi Barcelonën duke shënuar fitore me rezultat 4-1 dhe siguroi rikthimin pas tri vitesh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Tifozët e kampionëve të Francës kanë nisur të ëndërrojnë për suksesin e parë historik në garën më të rëndësishëm për klube.

“E pashë të përfshirë, ai luajti ndeshjen e tij, por është ende larg të madhit Kylian Mbappe… Jemi larg paraqitjeve të tij të shkëlqyera”.

“Gjithsesi, ky nuk është një problem në këto lloj ndeshjesh, sepse shokët e skuadrës ishin në lartësinë e duhur. Duke kompensuar një Mbappe mediokër”.

“Kylian nuk po bën më diferencën me driblimet e tij, u bënë disa javë që nuk po arrin të bëjë diferencën. Por më pëlqeu angazhimi që shfaqi”.

“Më pëlqeu në disa duele, u shfaq agresiv. E pashë që sakrifikoi duke vrapuar. Edhe Mbappe ka të drejtën të jetë ‘i keq’ në raste të caktuara”, ka thënë Dugarry.

PSG do të ndeshjet me Borussia Dortmundin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH