Sport

Mbappe i zëvëndësueshëm, PSG gati transferimin që do të zërë vendin e yllit francez

Shkruar nga Liberale

Mbappe i zëvëndësueshëm, PSG gati transferimin që do

Ndonëse nuk është njoftuar zyrtarisht, Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni.

Destinacioni i tij i radhës pritet që të jetë Real Madridi, andaj duke marrë parasysh këtë, kampioni francez ka nisur hapat e parë drejt gjetjes së zëvendëuesit të tij ideal.

Një ndër kandidatët kryesorë për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Mbappe pas largimit sipas Le Parisien është Lamine Yamal.

Drejtuesit e PSG-së janë shumë të interesuar për të nënshkruar me sensacionin spanjoll, pasi kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e tij këtë sezon.

Ata e kishin rastin që ta përcjellin Yamalin nga afër në dy ndeshjet që Barcelona dhe PSG-ja i zhvilluan ndaj njëra tjetrës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku 16-vjeçari shkëlqeu me paraqitjet e tij ndonëse Barcelona u eliminua në fund.

Siç shton raporti, bordi i klubit francez beson se një shumë prej 200 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për të siguruar nënshkrimin me të, veçanërisht duke pasur parasysh problemet e vazhdueshme financiare të Barcelonës.

Teksa është e vërtetë që Barcelona po has në vështirësi në aspektin financiar, ata e vlerësojnë lart Lamine Yamal, deri në atë pikë ku ata kanë refuzuar që të hapin bisedime me klubet e interesuara.

Për të pamundësuar largimin e spanjollit, Barcelona i ka vendosur atij një klauzolë ‘astronomike’ në vlerë prej 1 miliardë eurosh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH