Sport

Mazzarri: Nuk mendoj për merkaton, duam të fitojmë Superkupën

Shkruar nga Liberale

Mazzarri: Nuk mendoj për merkaton, duam të fitojmë

Gjithçka gati në Rijad për Superkupën e Italisë, që këtë vit vjen me një risi, pasi për herë të parë do të zhvillohet në formatin e një mini-turneu me katër ekipe pjesëmarrëse.

Fiorentina, finaliste e Kupës së Italisë dhe Napoli fitues i titullit kampion do të përballen në gjysmëfinalen e parë, e planifikuar për të enjten në mbrëmje.


Trajneri Walter Mazzarri doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku preferoi të mos komentojë formatin e ri të Superkupës dhe paralajmëroi ndryshime në skemë e futbollistë.

“Për formatin duhet të përgjigjen të tjerët, që e kanë menduar më mirë kështu. Ajo që më takon mua, është të përgatis skuadrën në mënyrën më të mirë, për të marrë maksimumin. Kemi studiuar disa ndryshime, por nuk do të jap më shumë detaje. Për ndeshjen e të enjtes kemi rikuperuar edhe Zielinskin e Cajuste”, u shpreh Mazzarri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH