Sport

Mario Mitaj intervistohet nga Rusët dhe tregon me krenari që është shqipëtar:“Kam lindur në Athinë, por jam shqiptar”

Shkruar nga Liberale

Mario Mitaj intervistohet nga Rusët dhe tregon me krenari që

Mario Mitaj po shkëlqen me Shqipërinë dhe është pranë një transferimi të madh, pasi 20-vjeçari i Lokomotivës së Moskës, mund të transferohet te Juventusi së shpejti.

Mitaj së fundi ka dhënë një intervistë për gazetën ruse, Sport24.

Nga gazetari rus, ai është pyetur për nacionalitetin e tij, pasi është i lindur në Athinë dhe luan për Shqipërinë. “Shqiptar”, është përgjigjur Mitaj.

“Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë shokë atje, flas greqisht dhe e dua këtë vend për mundësitë që ofroi për mua dhe familjen time”.

“Por e dua vendin tim Shqipërinë më shumë. Jam patriot i atdheut tim. Kur e shoh flamurin shqiptar dhe komunikoj me bashkëvendësit e mi, unë mbushem me një ndjenjë krenarie”, ka thënë Mitaj.

Ai ishte transferuar në klubin rus nga AEK-u i Athinës në vitin 2022.

Tashmë i ka dhjetë ndeshje për Shqipërinë, ndërsa po shkëlqen vazhdimisht dhe shihet si një nga lojtarët kryesor që do t’i përfaqësojnë kuqezinjtë në Euro 2024. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH