Sport

Marash Kumbulla mbyll aventurën te Roma, në sezonin e ri do të luajë përballë Mbapesë

Shkruar nga Liberale

Marash Kumbulla mbyll aventurën te Roma, në sezonin e ri do të

Marash Kumbulla i ka dhënë fund aventurës te ekipi i Romës.

Mbrojtësi 24-vjeçar i kombëtares shqiptare do të transferohet në La Liga tek Espanjoli. Dëmtimi i rëndë që pësoi dy vite më parë dhe aktivizimi “me pikatore” si i huazuar te Sasuolo, e detyruan shtatlartin kuqezi që të shohë mundësi të reja për të luajtur rregullisht dhe ruajë protagonizmin në kombëtare.

Sipas medias italiane, prezantimi i tij tek Espanjoli është çështje orësh. Sezonin e ardhshëm ai do të ketë mundësi të ndeshet në kampionatin spanjoll me Realin dhe Barcelonën, ku do të sfidojë yje si Levandovski dhe Mbape.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH