Sport

“Mandzukiç i ri”, Italianët çmendën pas 18-vjeçarit

Shkruar nga Liberale

“Mandzukiç i ri”, Italianët çmendën pas

Talenti i madh i Osijekit, 18-vjeçari Anton Matkovic vazhdon të tërheqë interesin e gjigantëve evropianë dhe klubet e mëdha italiane janë ato më të interesuara.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, klubi i fundit i interesuar është Inter, i cili po e ndjek me vëmendje zhvillimin e Matkovic.

Italianët më herët shkruanin se Milani dhe Atalanta e donin 18-vjeçarin, ndërsa interesim për Matkovic kanë shprehur edhe anglezët e Fulhamit, Evertonit dhe RB Salzburgu i Austrisë.

“Mandzukiç i ri”, Italianët çmendën pas

Mediat italiane e quajtën Matkovicin si “Mandzukici i ri”, dhe Gazzetta dello Sport thekson se ai është një lojtar shumë shtatlartë që mund të mbajë topin dhe të luajë pas shokëve të tij.

Përveç faktit që ai i ngjan me ish-sulmuesi Mario Mandzukic në karakteristikat e tij të lojës, të përbashkët kanë edhe vendlindjen, pasi të dy janë nga Slavonski Brod.

Matkoviç hapat e parë futbollistikë i ka hedhur në Marsonia, ndërsa që nga viti i kaluar ndodhet në Osijek. Deri më tani për ekipin e parë të Osijekut ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Trajneri i Osijekut, Zoran Zekic e përmbushi premtimin e tij dhe menjëherë pas mbërritjes në klub filloi të shtyjë talentet e rinj, përfshirë Matkovicin.

“Mandzukiç i ri”, Italianët çmendën pas

Ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Osijekun në dhjetor 2023 dhe është i lidhur nga klubi deri në verën e vitit 2026.

Transfermarkt, një faqe e specializuar për vlerësimin e vlerës së futbollistëve, beson se ai kap vlerën e 400 mijë eurove, por SportItalia shkruan se ekipet italiane janë gati të paguajnë nga katër deri në pesë milionë euro dëmshpërblim për të. 

Poll
SHQIPENGLISH