Sport

Malaga, lojtari i jep fanellën një tifozi por i kërkon 50 euro, polemika në rrjetet sociale

Shkruar nga Liberale

Malaga, lojtari i jep fanellën një tifozi por i kërkon 50 euro,

Dani Lopez , një lojtar i Malagës, ishte protagonist i një episodi të veçantë. Në fund të ndeshjes kundër ekipit B të Atletico Madrid (i cili përfundoi 0-1 për andaluzianët), lojtari shkoi të firmoste autografe dhe një tifoz i kërkoi fanellën. Përgjigja e futbollistit ishte e tillë, duke qenë se ai i kërkoi 50 euro, ndezi kështu polemika në rrjetet sociale.

Gjesti ngjalli polemika në rrjetet sociale, me fansat që nxorën në pah etikën e gjestit të futbollistit. Vetë Dani Lopez foli për këtë episod në një intervistë për El Chiringuito: “Klubi na kërkon 50 euro pas një numri të caktuar fanellash të dhuruara. Unë nuk jam milioner, por do të doja. Më dukej e natyrshme të pranoja paratë që më ofruan."

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH