Sport

Luiza Gega mbyll ëndrrën e madhe për medalje në Lojërat Olimpike, pa arritur dot në finale!

Shkruar nga Liberale

Luiza Gega nuk ia ka dalë që të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike, Paris 2024, pasi është eliminuar në kualifikueset për këtë disiplinë

Kjo ndoshta mbetet pjesëmarrja e saj e fundit, në një olimpiadë, të paktën në ambicjet e saj për medalje.

Luiza Gega mbyll ëndrrën e madhe për medalje në Lojërat

"Luiza Gega nuk arriti dot të sigurojë kualifikimin për në finalen e madhe të Parisit. Atletja shqiptare e mbylli garën e saj të 3000m me pengesa ne vendin e 9-të me kohën 9:27:41" komfirmoi KOKSH.

"Pas një nisje të mirë në start, në mesin e garës Luiza nuk mundi të ruajë dot ritmin, duke humbur grupin e 5 të parave që siguronin kualifikimin.
Me gjithë përpjekjet në xhiron e fundit Luiza Gega nuk arriti të shkonte më lart se vendin e 9, duke mbyllur kështu përfaqësimin e Lojërat Olimpike, të tretat në karrierë për Luiza Gegën" - tha ekipi ynë olimpik në Paris 2024.

Luiza Gega mbyll ëndrrën e madhe për medalje në Lojërat

Kampionia shqiptare Luiza Gega garonte në baterinë e dytë të kualifikueseve, por nuk mundi të rivalizonte me kundërshtaret e saj për 5 vendet e para që do ta çonin në finalen e këtij evenimenti pasi shfaqi vështirësi të mëdha dy xhiro para fundit.

Luiza Gega mbyll ëndrrën e madhe për medalje në Lojërat

Ajo regjistroi kohën 9:27:41 në baterinë e saj, ndërsa vendi i pestë dhe i fundit që u kualifikua nga kjo bateri, kazakja Jeruto, regjistroi kohën 9:16:46. Kështu, atletika shqiptare mbylli pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike.

Franko Burraj i cili mori pjesë një ditë më parë në kualifikueset e garës së 100 metrave ishte atleti tjetër i ekipit tonë olimpik që nuk arriti dot për të garuar në finale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH