Sport

“Luftë” te Atletika për postet drejtuese, përjashtohet Luiza Gega! Shpërthen kampionia e Europës: Llumi, që kërkon të rikthehet!

Shkruar nga Liberale

“Luftë” te Atletika për postet drejtuese,

Federata Shqiptare e Atletikës do t’i drejtohet zgjedhjeve, të cilat janë planifikuar të mbahen më datë 4 dhjetor. 

Në garën për president fillimisht ishin Taulant Stërmasi, i cili mori drejtimin e FSHA-së rreth dy vite më parë pas tërmetit që tronditi federatën, ku ranë në bllok të gjithë drejtuesit e mëparshëm, të dënuar për manipulim rezultatesh nga Federata Botërore.

Gjithashtu në garë është edhe ish-atleti rekordmen Izmir Smajlaj, i cili duket se do të futet i vetëm në zgjedhje. Gjithçka ka ndodhur, pasi grupi i punës për asamblenë zgjedhore ka skualifikuar kandidaturën e Stërmasit, ndërsa është skualifikuar edhe Luiza Gega si kandidate për këshillin drejtues të federatës. Një situatë që ka sjellë edhe reagim të fortë të atletes më të mirë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Luiza Gega ka shprehur të gjithë shqetësimin e saj për atë që po ndodh në prag të zgjedhjeve në FSHA.

Jemi përjashtuar me pretendimin se klubet që na propozuan nuk lejohet të marrin pjesë. Ndërkohë që ne jemi kthyer në vitin 2010-të sepse që nga ai vit dhe në vazhdim drejtuesit e mëparshëm nuk kanë regjistruar asgjë në gjykatë dhe për këtë mungesë transparence gjykata ka vendosur të kthejë gjithçka në atë vit”, u shpreh atletja për Top Channel.

“Janë pezulluar të gjitha klubet më të rëndësishme të Shqipërisë që kanë dhënë kontributin më të madh në federatën e atletikës dhe janë pranuar disa shoqata që janë formuar nga 15 tetori 2024 dhe deri më në e fundit më 10 nëntor të vitit 2024. Eshtë e papranueshme që të pranohen të marrin pjesë në asamble disa klube që s’kanë qenë kurrë anëtarë të federatës që s’kanë marrë pjesë kurrë në një aktivitet. Nuk janë klube, janë thjeshtë shoqata të krijuara së fundmi që këto shoqata përfaqësojnë një klub të caktuar dhe nuk kanë asnjë sportist. Kjo është ajo që më shqetëson për të ardhmen e sportit, mënyra se si duhet të fitohen zgjedhjet në tavolinë, sepse ka më garë, tani është vetëm Izmir Smajlaj që kandidon sepse Taulant Stërmasi është i pezulluar”, tha Gega.

Luiza Gega në reagimin e saj, nënkupton një grup, që drejtohet nga ish-drejtuesit e Federatës së Atletikës, me ish-trajnerin e Izmir Smajlajt, Gjergj Rulin, që po merr pjesë edhe pse i pezulluar në këtë proces zgjedhor.

Me të gjitha format mundohen ta marrin fitoren në tavolinë, sporti nuk është ky Endi. Sporti është lojë e pastër dhe e ndershme, sigurisht do të ketë një humbës një fitues, por jo në këtë lloj forme. Luiza do të la sportin nesër, unë i kam marrë këtij sporti maksimumin me shumë mund dhe sakrificë. Unë nuk mund më ti them sportistëve të rinj luftoni për ëndrrat tuaja, kur vjen një moment dhe gjërat bëhen në këtë formë”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH