Vllaznia dhe Partizani ndanë pikët pas një ndeshje spektakolare, e cila u mbyll në barazim 2-2. Një rezultat që i bën punë kryeqytetasve, pasi marrin kryesimin me 17 pikë dhe lënë pas Egnatian e Dinamon.
Ndeshja nisi mirë për “demat” që kaluan në avantazh me Mba në minutën e 18-të. Sulmuesi përfitoi nga një pasiguri në mbrojte, për ta dërguar topin në rrjetë.
Vendasit barazuan me Stojanovic në minutën e 43-të, para se Mala të përmbyste rezultatin në minutën e 52-të.
Megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 92-të. Ishte sërish Mba, që shënoi me kokë, duke i dhënë 1 pikë skuadrës së tij.
Për Vllazninë, kjo është ndeshja e katërt pa fitore dhe zbret në vendin e pestë me 15 pikë të grumbulluara