Sport

Lojtarët e Liverpoolit bëjnë gjestin fantastik, Klopp shpërthen në lot

Shkruar nga Liberale

Lojtarët e Liverpoolit bëjnë gjestin fantastik, Klopp

Jurgen Klopp ka zbuluar se ai ishe shumë afër që të shpërthente në lot si pasojë e një gjesti nga lojtarët para ndeshjes së tij të fundit si trajner i Liverpoolit.

Në janar të këtij viti, Klopp kishte bërë të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/2024.

Që nga atëherë, ‘Të Kuqtë’ kanë fituar Carabao Cup por kanë vuajtur dështimet në FA Cup, Ligën e Evropës dhe në Ligën Premier.

Klopp do të largohet nga ‘Anfield’ si njëri ndër trajnerët më të mirë në histori të klubit që ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube, FA Cup, Community Shield si dhe dy herë Carabao Cup.

Para asaj që pritet të jetë një pasdite emocionale në ‘Anfield’, Klopp ka zbuluar se ai ishte afër të shpërthente në lojë për shkak të një gjesti nga lojtarët e tij.

“E njoh veten time, jam shumë emocional. Në një moment të vogël, unë isha shumë emocional këtë javë. Të enjten, lojtarët e mi bën një gjë të jashtëzakonshme duke folur për mua dhe pjesëtarët e tjerë të stafit të cilët po largohen, Virgil bëri diçka të jashtëzakonshme. Unë vetëm duhej të bëja një shaka aty këtu”.

“Nëse do të filloja të thoja se çfarë mendoja, do të rrëmbehesha nga emocionet. E dija këtë. Askush nuk do ta mbajë mend çfarë kam thënë dje, ishte vetëm për ta mbrojtur veten time”, ka thënë Klopp.

Tekniku gjerman gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të drejtojë më ndonjë klub tjetër në Angli duek shtuar se një pjesë e madhe e jetës së tij ka marrë fund.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH