Spanja fiton lehtësisht ndaj Japonisë dhe kalon në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike
Kombëtarja e Spanjës fitoi 3:0 ndaj Japonisë në çerekfinale, për të kaluar në mesin e katër skuadrave më të mira në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Spanja erdhi në çerekfinale pasi zuri vendin e dytë në grupin C, ku mbeti pas Egjiptit, e në anën tjetër Japonia fitoi të gjitha ndeshjet në grupin D duke kaluar si e para.
Ndonëse pa humbje deri në këtë fazë, Japonia u dominua nga Furia e Kuqe në çerekfinale.
Skuadra e udhëhequr nga Denia Sanchez shënoi plot tre gola dhe nuk pësoi asnjë.
Fermin Lopez i Barcelonës shënoi për 1:0 në minutën e 11-të, që ishte goli i vetëm i pjesës së parë.
Në 45 minutat e pjesës së dytë, Spanja shënoi edhe dy herë. Lopez shënoi edhe golin e dytë personal, për rezultatin 2:0 në minutën e 73-të.
Ndërsa për rezultatin final 3:0 u kujdes Abel Ruiz i Gironës në minutën e 86-të të takimit.
Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Marokun, me këta të fundit që fituan me rezultat të thellë 4-0 ndaj ShBA-ve.
Më emocionuese do të jenë përballjet e tjera për në gjysmëfinale ku spikat Francë-Argjentinë.