Shqipëria nis rrugëtimin në Ligën e Kombeve
Shqipëria luan sot sfidën e parë për Ligën e Kombeve në “Epet Arena” të Çekisë, ku kuqezinjtë do të luftojnë përballë Ukrainës, një ekip shumë i fortë fizikisht.
Shqipëria synon fitoren, diçka që nuk është arritur në asnjë nga përballjet e mëparshme ndaj ukrainasve
Përballë ka një kundërshtar shumë të vështirë siç është Ukraina.
Kuqezinjtë synojnë fitoren, diçka që nuk është arritur në asnjë nga përballjet e mëparshme ndaj ukrainasve.
Në stadiumin “Epet Arena”, të Çekisë, pritet të jetë një përballje e luftuar dhe e fortë fizikisht, kjo për shkak të ekipit kundërshtar që është përballë.
Te Shqipëria besojnë në një rezultat pozitiv dhe do të provojnë ta arrijnë në fushën e lojës.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.