Kosova lë pas zhgënjimet dhe fiton 0-4 ndaj Qipros, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
“Dardanët” zhbllokuan ndeshjen me anë të Muriqit në minutën e 9-të, i cili ekzekutoi si duhet një penallti. Muriqi dyfishoi llogaritë, në minutën e 21-të.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Franco Fodas “tundën rrjetën” edhe dy herë të tjera, me Rrahmanin dhe Dellovën. Kosova ka grumbulluar 3 pikë në dy ndeshjet e para.
Qipro-Kosovë 0:4
Muriqi 9′ (P), 21′, Rrahmani 48′, Dellova 55′
GOLI I DYTË I MURIQIT: VIDEO
GOLI I MURIQIT ME PENALLTI: VIDEO
PENALLTIA E FITUAR NGA RRUDHANI: VIDEO