Sport

Legjenda Fabio Capello zgjedh katër gjenitë e futbollit, nuk përfshin Ronaldon

Shkruar nga Liberale

Legjenda Fabio Capello zgjedh katër gjenitë e futbollit, nuk

Trajneri legjendar italian, Fabio Capello ka zgjedhur katër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, duke lënë jashtë liste emra si Cristiano Ronaldo apo edhe Zinedine Zidane.

Capello ka folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Laureus për futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe më të mirët e ditëve të sotme.

“Lamine Yamal i Barcelonës është një lojtar shumë interesant, por ai nuk do të jetë një gjeni si Messi, Pele dhe Maradona. Ata ishin gjeni”, ka thënë fillimisht Capello.

“Cristiano Ronaldo është i madh, ai fitoi shumë trofe, Topin e Artë, por nuk është si i madh si Messi’. Ai nuk është një gjeni”.

“Te gjenitë, harrova një që mund të përshkruhet kështu: Ronaldo Fenomeno”.

“Unë u befasova nga Jude Bellingham këtë sezon, nuk e prisja që një anglez të kishte një ndikim kaq të madh në Real Madrid kaq shpejt”.

“Kylian Mbappe? Një lojtar unik, ai mund të bëjë një ndryshim në një sekondë dhe është e vështirë ta ndalosh atë”, përfundoi trajneri italian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH