Sport

Lamtumirë Euro 2024, Silvinjo: Të trishtuar por me kokën lart. Të gjithë mendonin se do të mundeshim me rezultate 3-0 dhe 4-0!

Shkruar nga Liberale

Lamtumirë Euro 2024, Silvinjo: Të trishtuar por me kokën lart.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, foli pas humbjes minimale 1-0 ndaj Spanjës. Me këtë humbje, edhe pse me një pikë, Shqipëria mbyll rrugëtimin në këtë EURO 2024.

“Të trishtuar për rezultatin! Dalim me kokën lart nga ky kompeticion. Ishim në grupin e vdekjes, me yje të mëdhenj që kanë fituar gjithçka. Kemi bërë 3 ndeshje të kënaqshme. Kemi luftuar për çdo ndeshje. Kemi përmirësuar rezultatin, kemi luftuar deri në fund për çdo ndeshje" tha Silvinjo.

"Kemi arritur një finish shumë të rëndësishëm, jam i kënaqur me lojtarët. Kemi parë 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë, kanë bërë shumë mirë në këto sfida." 

"Të gjithë mendonin se do të mundeshim me rezultate 3-0 dhe 4-0, por ne në çdo ndeshje kemi qenë aty duke luftuar deri në minutat e fundit. "

"Dua të falenderoj FSHF, të gjithë njerëzit qe kemi punuar. Kemi në fillim eliminatoret e Nation League, më pas me radhë e rëndësishme është që të vazhdojmë të luajmë dhe të provojmë emocione të tjera, të Europianit ose Botërorit”, u shpreh Silvinjo.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH