Sport

Lajm i keq për Bayern, dëmtohet sulmuesi që ishte protagonist ndaj Arsenal

Shkruar nga Liberale

Lajm i keq për Bayern, dëmtohet sulmuesi që ishte protagonist

Lajm i keq për Bayern. Kampionët e Gjermanisë kanë humbur shërbimet e Serge Gnabry, protagonist i madh në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions kundër Arsenalit. Bavarezët në fakt kanë bërë të ditur se sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë gjatë ndeshjes ndaj “Topçinjve” dhe koha e rikuperimit nuk dihet ende.

Gnabry ka luajtur deri më tani 9 ndeshje në kampionat, ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Për të, ky është sezoni i gjashtë te Bayern.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH