Sport

Kush paguan më shumë/ Napoli dhe Juventusi në luftë për super talentin shqiptar

Shkruar nga Liberale

Kush paguan më shumë/ Napoli dhe Juventusi në luftë për

Aurelio De Laurentiis dhe Cristiano Giuntoli, po luftojnë me të gjitha mënyrat që të arrijnë te ylli i Lille, Edon Zhegrova.

Juventusi dhe Napoli, janë duke sfiduar njëri-tjetrin për një qëllim. Drejtuesit napoletantë prej disa muajsh i kanë vënë sytë te kampionati francez, pasi Lille ka një sulmues që tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë emrave të mëdhenj.

Por për ta rrëmbyer një nga talentet në qarkullim duhet të mposhtin konkurrencën e ish drejtuesit të tyre, Cristiano Giuntoli, që tani punon te Juventusi.

Bëhet fjalë është Edon Zhegrovën, i cili aktualisht luan për Lille dhe po shfaqjet shumë mirë në Ligue 1.

Napoli e donte edhe më herë dhe negociatat mes lojtarit dhe klubit kanë vazhduar, ndërsa napolitanët kanë marrëdhenie të mira me drejtuesit francezë , sidomos për shkak të marrëveshjes së lidhur me Victor Osimhen.

Sipas “SportMediaset” dhe “SpazioNapoli”, ditët në vijim do të jenë të nxehta për ardhjen e Edon Zhegrovës në futbollin italian, pasi ai është protagonist në 11 gola këtë sezon.

Këto shifra kanë rritur vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane, mbi të gjitha Napolit dhe Juventusit.

Zonja e Vjetër duket e avantazhuar në këtë moment, dhe operacioni do të kushtojë 10 deri në 15 milionë euro, ndërsa pasi afruan Diago Djalon dhe Timothy Weah, edhe marrdhënjet e Juves mbeten të shkëlqyera me Lille.

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, mund të përfundojë marrëveshjen shumë shpejt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH