Sport

Kush janë kandidatët që mund të zëvëndesojnë Xavi Hernandes në drejtimin e Barcelonës

Shkruar nga Liberale

Kush janë kandidatët që mund të zëvëndesojnë

 Vendimi i Ksavi Hernandes për të braktisur drejtimin e Barcelonës në fund të sezonit ka nxitur debatin për pasardhësin e tij.

Trajneri i katalanasve, i cili ka një kontratë deri në vitin 2025 me një vit tjetër opsional, ka njoftuar se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, duke i dhene kohë Joan Laportës dhe lidershipit sportiv të Barçës që të gjejnë një kandidat për ta zëvendësuar. 

Ka disa emra që mund të marrin udhëheqjen e Barcelonës, duke pasur parasysh se Pep Guardiola dhe Luis Enrique, të dy me kontrata deri në vitin 2025 me Manchester City dhe PSG, duket se janë të padobishëm si  opsione.

Ndërsa në Spanjë kanë filluar të përhapen emrat e futbollistëve të tanishëm, siç është Rafa Markez, drejtori aktual i ekipit të dytë të Barcelonës, një lajm i rëndësishëm ka ardhur nga Gjermania. Tabloidi gjerman "Bild" ka theksuar se kandidati më serioz për stolin e Barcelonës për sezonin e ardhshëm është ish-tekniku i Bajernit dhe i Gjermanisë, Hansi Flik. Flik, që është ende pa skuadër,  dhe ne keto kushte ai përfaqëson një zgjedhje të përshtatshme për Barçën.

Në skuadër, futbollistët dëshirojnë një tjetër emer. Sipas raporteve nga “Mundo Deportivo”, ata dëshirojnë që Luis Enrike, ish-trajner i Barcelonës, të marrë sërisht drejtimin e ekipit.Ai aktualisht drejton PSG-në dhe do të jetë sfidë e vështirë, por deri në fund të sezonit asgjë nuk përjashtohet.

Në listën e alternativave për stolin e Barcelonës pas largimit të Ksavit, ndodhen edhe emrat e trajnerëve të tjerë si Tiago Mota (Bolonja), Mikel Arteta (Arsenal) dhe Imanol Alguasil e Miçel (Girona).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH