Sport

Kryeministri Rama suksesin historik të mundësit rus në Olimpiadën e Parisit ia dedikon “Rilindjes”

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Rama suksesin historik të mundësit rus në

Mundësi rus i natyralizuar në shqiptar, Çermien Valiev i ka dhënë Shqipërisë për herë të parë një medalje në lojërat olimpike.

Mundësi i kombëtares shqiptare ka arritur të mposhtë kundërshtarin nga Taxhikistani, Rasadin, duke i dhënë Shqipërisë medaljen e bronxit në Lojërat Olimpike. Kryeministri Edi Rama teksa ka reaguar pas suksesit ia ka dedikuar këtë arritje "Rilindjes".

Postimi i Kryeministrit Edi Rama:

Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës, si edhe për fillimin e një historie të re që në vite do të sjellë fryte të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive. FALEMINDERIT KAMPION????

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH