Sport

“Kosova është Serbi”, gazetari përshëndet serbët me “shqiponjë”: Është zemra e Shqipëris (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

“Kosova është Serbi”, gazetari përshëndet

Situatë e tensionuar u regjistrua para duelit mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes. Si të mos mjaftonin përplasjet jashtë impianit sportiv, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së tepërmi ishin thirrjet: “Kosova është Serbi”.

Nuk kanë munguar kundërpërgjigjet, teksa ishte gazetari i “Klan Kosovës”, Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte LIVE, poshtë tribunës ku qëndronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”, ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve.

Pas kësaj shihen edhe sende të hedhura ndaj tij, teksa gazetari Arlind Sadiku tha se Kosova është zemra e Shqipërisë.

Për më tepër shikoni videon:

Poll
SHQIPENGLISH