Sport

Konfirmohet/ Këto dy lojtarë të rëndësishëm të Spanjës mungojnë në duelin ndaj Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

Konfirmohet/ Këto dy lojtarë të rëndësishëm

Kombëtarja e Spanjës do të jetë pa shërbimet e Nacho Fernandez dhe Ayoze Perez për duelin e nesërm (e hënë) ndaj Shqipërisë kështu që të dy do të jenë mungesë për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Nacho dhe Perez munguan në seancën e fundit stërvitore të kombëtares spanjolle në kampin e tyre me bazë në Dnaueschingen duke u konfirmuar kështu mungesa e tyre ndaj Shqipërisë, teksa kujtojmë se edhe Rodri do të mungojë shkaku i kartonëve.

Nacho nuk u rikthye tek pjesa tjetër e ekipit dhe vazhdoi me planin e personalizuar të rikuperimit me qëllimin për të qenë i gatshëm për raundin e ardhshëm, të cilin Spanja do ta luajë më datë 30 qershor.

Mbrojtësi i Real Madridit bëri nxemjet me bashkëlojtarët e tij brenda ambienteve të fitnesit, por kur ata u futën në fushë, Nacho vazhdoi me një trajner personal.

Ayoze në anën tjetër i cili tashmë ishte përjashtuar për këtë ndeshje, mungoi në seancën stërvitore për shkak të një çarje të muskulit që e pësoi në ndeshjen ndaj Italisë.

Gjendja e tij do të vlerësohet në baza ditore por se a do të jetë i gatshëm të luajë në raundin e ardhshëm nuk është konfirmuar ende.

Kujtojmë se Shqipëria në rast fitoreje ndaj Spanjës dhe nëse Kroacia fiton ndaj Italisë, do të kualifikohej si e dyta nga Grupi B.

Poll
SHQIPENGLISH