Sport

Konfirmohet ishte apo nuk ishte gol. Zgjidhet misteri i El Classicos

Shkruar nga Liberale

Konfirmohet ishte apo nuk ishte gol. Zgjidhet misteri i El Classicos

Në rrjetet sociale është publikuar një analizë e teknologjisë së golit për golin e Barcelonës në El Clasico kundër Real Madridit.

Me rezultatin 1-1, Lamine Yamal gjuajti pas një goditje nga këndi, dhe Andrij Lunjin e priti goditjen e tij dhe shpëtoi mbretërit.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Cesar Soto Grado, në bashkëpunim me teknologjinë VAR, vendosi të mos e pranojë golin e yllit të ri të Barcelonës.

Megjithatë, në videon e fundit të publikuar nga një analizë e teknologjisë shihet se padyshim që ai duhej të ishte pranuar.

Pavarësisht këtij gol të anuluar, katalunasit arritën të shënojnë një gol të dytë me Fermin Lopez në mesin e pjesës së dytë, por ai nuk i ndihmoi shumë sepse Real Madridi bëri një kthesë të madhe në fund dhe mori tre pikët.

Lucas Vasquez dhe Jude Bellingham shënuan për Los Blancos dhe kështu e çuan Real Madridin në pragun e një tjetër titulli kampion në La Liga. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH