Sport

Kombëtarja shqiptare e veteranëve ndeshje miqësore në Belgjikë

Shkruar nga Liberale

Kombëtarja shqiptare e veteranëve ndeshje miqësore në

Kombëtarja shqiptare e veteranëve do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin FC Kosova Schaerbeek në Belgjikë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur akordi që kjo ndeshje të luhet në datën 26 maj në Avenue Ernest Cambier, Bruksel, në orën 15:00.

Kombëtarja e veteranëve ka pasur një sërë aktivitetesh deri më tani, ku më datë 20 prill zhvilloi në “Shtëpinë e Futbollit” një ndeshje miqësore ndaj ekipit hollandez SC Jakerdal, e cila u mbyll me triumfin e skuadrës shqiptare me rezultatin 8 – 4. Po ashtu, më herët është organizuar edhe një turne i veçantë në formë e një “triangolareje” ku morën pjesë, Kombëtarja shqiptare e veteranëve, ekipi i veteranëve të Hanover-it dhe ekipi i veteranëve të Flamurtarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH