Sport

Kombëtarja do të drejtohet në Euro 2024 nga një trajner shqiptar! Flet banori më i ri i lagjes "Çlirimi" në Lushnje: Jam krenar

Shkruar nga Liberale

Kombëtarja do të drejtohet në Euro 2024 nga një trajner

Sylvinho, tekniku kuqezi, ashtu si edhe ndihmësit e tij kishin aplikuar për pasaportë shqiptare.

Pas miratimit, në ambientet e shtëpisë muze te ‘Kongresi të Lushnjës’ në prani të ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe kryebashkiakes Eriselda Sefa u betua si qytetari më i ri.

“Është një nder për mua dhe të gjithë stafin, diçka spektakolare. Është diçka spektakolkare, e veçantë! Tani jam një qytetar i Lushnjës, i Shqipërisë. Është një pëgjegjësi e madhe.

“Falënderoj të gjithë njerëzit, Federatën, vendin. Jemi krenarë që jemi qytetarë shqiptarë. Po, tani ndihem pak më shumë shqiptar! Kemi një sfidë të rëndësishme përpara. Duhet të punojmë më shumë, por kemi një skuadër të mirë.”

Trajneri kuqezi do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti. Edhe dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva janë regjistruar në këtë qytet, ndërsa aplikuan për pasaportë shqiptare. Kuqezinjtë do të drejtohen në finalet e kampionatit europian jonnga një i huaj por nga një trajner nga Shqipëria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH