Klubi gjerman i futbollit mban zi për vdekjen e mesfushorit 22-vjeçar Luca Meixner, i cili 'u gjet i vdekur në shtratin e tij' vetëm dy ditë pas Krishtlindjeve.
Mesfushori gjerman Luca Meixner hyri në ekipin e parë të klubit të tij të fëmijërisë në vitin 2021.
22-vjeçari luajti 100 ndeshje për ekipin, duke shënuar gjashtë gola.
“Fundjavën e kaluar morëm lajmin e tmerrshëm se lojtari ynë Luca Meixner vdiq papritur të premten, më 27 dhjetor në moshën 22 vjeçare”, nis deklarata.
“E gjithë familja SSV është thellësisht e pikëlluar dhe e habitur. Shokët e tij të skuadrës, të gjitha komitetet dhe punonjësit vajtojnë me familjen e ndjerë të Lucas dhe mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe shokët e tij. Ne kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes së Luca-s gjatë kësaj kohe të vështirë”. Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende.
/Liberale.al/