Është shumë e vështirë që të krahasosh klube të vendeve të ndryshme që kurrë nuk përballen me njëra-tjetrën, por ia del që ta bëjë këtë “OPTA” me një sistem të mirëfilltë në axhornimin e të dhënave javë pas jave duke iu akorduar skuadrave pikët nga zero në 100.
Modeli klasifikon më shumë se 13 mijë skuadra ndërkombëtare. Por cilat janë skuadrat më të mira në botë për momentin? Në krye të klasifikimit është një ekip italian, Interi, që në fakt duhet ta ndajë podiumin me ekipin e Liverpulit dhe të dyja kanë nga 100 pikë të plota.
Pavarësisht se nuk e ka nisur mirë këtë sezon dhe ka pasur uljengritje të shumta, duket se formacioni i Simone Inzagit për sajtin e statistikave është më i miri në botë. Futbolli sulmues që prodhojnë ata, dominimi ndaj rivalit, ecuria në vitet e fundit në finalen e Champions-it, fitorja e titullit kampion me dominim absolut dhe disa trofeve në çdo vit kanë bërë që zikaltrit të jenë përpara të gjithëve në këtë renditje.
Një motiv krenarie për klubin italian dhe për ata që kanë punuar për të rikthyer dinjitetin dhe krenarinë pas shumë viteve të vështira që kaluan sidomos pas “Tripletës” së famshme me Zhoze Murinjon.
Tani Interi është një realitet i bukur edhe në arenën ndërkombëtare, një skuadër që ka fituar respekt dhe në këtë Champions ka treguar se mund të shkojë deri në fund. Ende asnjë gol i pësuar nga formacioni i Inzagit në Europë është një tregues i qartë.
OPTA përdor një sistem global të renditjes së skuadrave që merr në konsideratë 13 mijë ekipe futbolli duke iu vendosur pikë nga zero në 100. Renditja e skuadrave përditësohet çdo ditë në bazë të ecurisë së skuadrave në kampionatet respektive.
Janë marrë në analizë 183 vende të ndryshme dhe 413 liga kombëtare. Është një sistem që lejon të krahasosh ekipet që iu përkasin edhe kombeve të ndryshme që nuk përballen kurrë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye bëhet edhe krahasimi për të nxjerrë më të mirat në botë.
OPTA përdor një sistem vlerësimi hierarkik të bazuar në ELO, që është një vlerësim aftësish që është përshtatur shumë sporte që nga krijimi.
Në këtë rast, algoritmi i ELO analizon rezultatet e më shumë se 2.5 milionë ndeshjeve që nga viti 1990 për të caktuar një vlerësim për çdo ekip që është i krahasueshëm në ligë, vende dhe kontinente. Në atë pikë, renditja e ELOs shndërrohet një renditje. Pas çdo ndeshjeje, pikët e vlerësimit shkëmbehen ndërmjet skuadrave në varësi të rezultatit të ndeshjes.
Nëse fiton skuadra A, atëherë pikët i humbet skuadra B. ELO është një sistem vlerësimi vetë-korrigjues, një ekip do të fitojë ose humbasë pikë në lidhje me vlerësimin e tij përkatës në ELO. Për të krahasuar ekipet që kanë shumë pak ndërthurje me njëra-tjetrën.
OPTA përdor një strukturë hierarkike që lejon që pikat e ELO të qarkullojnë më shpejt, një ekip vlerësohet brenda ligës së tij dhe e njëjta ligë vlerësohet në të gjithë vendin dhe kontinentin.