Sport

Ka humbur bast apo ka bërë ndërhyrje? Çfarë ka ndodhur me Granit Xhakën?

Shkruar nga Liberale

Ka humbur bast apo ka bërë ndërhyrje? Çfarë ka

Granit Xhaka ka shfrytëzuar pushimet e fundvitit për të qenë pranë familjes së tij, duke kaluar disa ditë me bashkëshorten, Leonita dhe dy vajzat në lokalitet malor. Por fotoja e fundit që ai ka postuar është bërë objekt diskutimesh mes fansave.

Xhaka shfaqej me kokën e qethur thuajse në zero, me një model të pazakontë flokësh për të, aq më shumë në dimër me temperatura shumë të ulëta.

Ka humbur bast apo ka bërë ndërhyrje? Çfarë ka

“Mos ke humbur bast, është e rrezikshme në këtë periudhë ai model flokësh”, shkruante një tifoz në komentet poshtë fotos.

Ndërkohë, kishte një tjetër i cili aludonte se Xhaka kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale për transplantim flokësh. “A nuk e shihni se ka bërë transplant, shihni vijën e tij të flokëve”, shkruante tifozi tjetër, mes shumë momenteve që mori Xhaka për modelin e ri të flokëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH