Sport

Juventus përmbys Salernitanan në “Stadio Arechi” dhe vijon ndjekjen ndaj Interit kryesues

Shkruar nga Liberale
Juventus përmbys Salernitanan në “Stadio Arechi” dhe vijon

Juventus përmbys Salernitana-n në “Stadio Arechi”, duke qëndruar në garë për titullin e Serie A.

Sfida e javës së 19-të përfundoi me rezultatin 1-2, me vendasit që e mbyllën këtë takim me dhjetë lojtarë.

Në minutën e 39’ Salernitana zhbllokoi takimin, me Maggiore që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Megjithatë në minutën e 53’ autori i golit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij në inferioritet numerik.

Në shtesë “bardhezinjtë” gjetën sërish rrugën drejt rrjetës, me Vlahovic që shënoi golin e përmbysjes në minutën e 90+1’.

Pas këtij takimi Salernitana renditet në vendin e fundit me 12 pikë, teksa Juventus në vend të dytë me 46 pikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH