Sport

JAVA E XIX/ Humbje e dyfishtë për Kukësin në Shkodër, ikën Nica! Në Kurbin, Erzeni kënaqet me një barazim

Shkruar nga Liberale

Pas humbjes 1-0 nga Vllaznia në Shkodër, Kukësi ka mbetur pa trajner. Të ndodhur në vendin e parafundit me 19 pikë, trajneri Stavri Nica ka dhënë doreheqjen nga verilindorët. Nica u largua nga Laçi në fillim të sezonit dhe më pas kaloi te Kukësi pas javës së tretë.

Sfida e javës së 19-të në Superligë u vendos që në minutën e parë, përkatësisht pas 54 sekondave lojë. Një pasim i gjatë nga rreth 60 metra nxorri Ildi Grudën të vetëm përballë Tafas, me sulmuesin që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Në Kurbin, Laçi dhe Erzeni u ndanë në paqe pa gola, duke barazuar 0-0 për javën e 19-të në Superligë. Bardhezinjtë e Mirel Josës nuk mundin sërish të dalin te tri pikët, ndërsa e mbyllën këtë duel me një lojtar më pak. Në të 60 minutë Christian la të tijtë me dhjetë vetë në fushë, kjo pas dy kartonave të verdhë. Edhe pse skuadrat patën disa raste, në fund u pajtuan duke ndarë nga një pikë. Laçi ndodhet në vendin e gjashtë me 22 pikë, ndërsa Erzeni po me 22 pikë mban vendin e tetë.

Pas javës së 19-të Egnatia kryeson me 40 pikë, ndjekur nga Partizani me 35 dhe Tirana e Vllaznia me 29. Deri në këtë fazë janë këto katër skuadra që nëse do të mbyllej sot kampionati do luftonin në "Final 4" për trofeun e kampionit në Superligë.

Superliga, java 19-të:

E premte

17:00 Dinamo 2-3 Tirana

E shtunë

13:30 Egnatia 1-0 Skënderbeu

17:00 Partizani 1-0 Teuta

E dielë

13:30 Laçi 0-0 Erzeni

17:00 Vllaznia 1-0 Kukësi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH