Sport

Jasir Asani i bindur: E ndjej, do t’i shënoj Italisë

Shkruar nga Liberale
Jasir Asani i bindur: E ndjej, do t’i shënoj Italisë

Jasir Asani është ndër lojtarët e parë që ka mbërritur në Tiranë për të nisur përgatitjet për Europianin.

Asani thotë në një intervistë për TV Klan se ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës do të zbresin në fushë me dëshirën që patën në fazën kualifikuese, për të fituar çdo ndeshje.

“Kemi lojtarë që hyjnë në fushë me mentalitet fituesi. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën më të madhe”, tha ai.

Sulmuesi kuqezi shikon përtej ndeshjeve të grupit.

“Pse mos ta kalojmë grupin. Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë”, u shpreh ai.

Shënuesi i 3 golave në fushatën kualifikuese të Europianit ka ende për të dhënë. Asani beson se do të tundë përsëri rrjetën.

Shqipëria e nis Europianin më 15 Qershor në Dortmund, pikërisht ndaj ekipit kampion në fuqi Italisë.

Në 4 ndeshjet e mëparshme Kombëtarja ka vetëm humbje, por Kuqezinjtë shpresojnë të bëjnë kthesën në finalet e Euro 2024.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH