Sport

Jasir Asani do të largohet nga Korea, ka oferta nga La Liga

Shkruar nga Liberale

Jasir Asani do të largohet nga Korea, ka oferta nga La Liga

Jasir Asani pasi shkëlqeu me fanellën e Kombëtares sonë pritet të nisë një aventurë të re në merkaton e janarit. Sulmuesi kuqezi ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve në Evropë, në Spanjë dhe jo vetëm, por në mënyrë surprizë pengesë është kthyer klubi i Guanzhue.

Fillimisht, klubi korean e vlerësonte me 1,5 milionë euro kartonin e Asanit, por pas paraqitje shumë të mira me Shqipërinë kanë rritur kërkesat e tyre. Asani ka edhe një vit kontratë me klubin korean, por nuk pritet të qëndrojë deri në fund, ky sesion është ideali për t’u larguar.

Ish lojtari i Partizani dhe agjenti i tij po negocion prej kohësh me klubin e Celta Vigos, ndërsa ka admirues edhe në Francë e Gjermani. Me Evropianin përpara, Asani është në kërkim të një klubi që i garanton minuta pasi kërkon që në “Euro2024” të shkojë në kushte perfekte.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH