Sport

Ja kush do jetë drejtori i ri teknik i akademisë së futbollit tek Tirana, gjithçka bëhet zyrtare

Shkruar nga Liberale

Ja kush do jetë drejtori i ri teknik i akademisë së futbollit tek

Vangjel Mile do të jetë drejtori i ri teknik i akademisë së Futbollit Tirana.

Lajmin e ka njoftuar vetë klubi kryeqytetas në rrjetet sociale. 

Klubi i Futbollit Tirana njofton se Vangjel Mile do të jetë Drejtori Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana.

Mile ishte së fundmi zv. trajner i ekipit të parë KF Tirana, por duke parë eksperiencën që ai ka, klubi i ka besuar këtë pozicion të ri.

Kemi besimin se Mile do të jetë një ndihmë e madhe dhe urë lidhëse e fortë mes talenteve të së ardhmes dhe kontigjentit të ekipit të parë.

KF Tirana e falënderon për kontributin e dhënë si pjesë e stafit teknik në ekipin e parë KF Tirana, duke i uruar suksese në detyrën e re, si pjesë e strukturës më të rëndësishme të Akademisë bardh’ e blu!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH