Sport

Ja çfarë tha trajneri i Kroacisë pas barazimit 2-2: Sot u shfaqëm me dy fytyra!

Shkruar nga Liberale
Ja çfarë tha trajneri i Kroacisë pas barazimit 2-2: Sot u

 

Trajneri kroat, Zlatko Dalic, pas barazimit 2-2 ndaj Shqipërisë deklaroi se në këtë përballje skuadra e tij u shfaq me dy fytyra, me një pjesë të parë të keqe, ndërsa në fraksionin e dytë u shfaq më e vendosur.

“Ishin dy pjesë të ndryshme. E para ishte e keqe, pësuam gol dhe nuk mund të bënim asgjë sepse ishim të ngadaltë, kundërshtari ishte i motivuar dhe pas topit. Bëmë shumë gabime, humbëm shumë topa. Në pjesën e dytë u shfaqëm më mirë. Më të vendosur, ne ndryshuam me të vërtetë për të arritur në avantazhin 2-1, por në shtesë na barazuan. Gjëja më e rëndësishme është se ne jemi ende gjallë dhe ndeshja e fundit vendos gjithçka”-tha fillimisht Dalic.

Trajneri i kroatëve deklaroi ndër të tjera se pas golit të dytë synuan të thellonin avantazhin dhe për pasojë u vendosën gabim, ndaj dhe e pësuan golin e dytë.

“Ne u tërhoqëm më kot, u pozicionuam keq dhe më pas ata patën mundësinë për golin e dytë, pas shumë vështirësive. Ne donim golin e tretë dhe vazhduam presionin lart, por efekti ishte katastrofik për ne“-shtoi ai.

Më tej, tekniku i Kroacisë theksoi se nuk e prisnin që grupi të rezultonte kaq i vështirë për ta.

“Kampionati Europian është një histori ndryshe nga Kupa e Botës. Nuk e prisnim të ishte kaq e vështirë, ne jemi duke luftuar dhe ndoshta kjo është pikërisht arsyeja. Është një turne shumë konkurrues dhe i balancuar”-përfundoi Dalic.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH