Donjeta Sadiku, e konsideruar si shpresë e madhe e Kosovës për medalje, ndalet në Paris 2024.
Pas kualifikimit teksa fitoi ndaj boksieres tajlandeze, boksierja kosovare është mposhtur në 1/8 e finales nga kolumbiania Angie Paola Valdes Pina.
Në këtë përballje të peshës deri në 60 kg, boksierja kosovare u mund me një rezultat 3-2.