Pas një sezoni të mbushur me emocione të mëdha që kulmoi me pjesëmarrjen e Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, Kombëtarja është gati për rrugëtimin e ri në UEFA Nations League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena” në Çeki. Tre ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë në folenë kuqezi, në stadiumin“Air Albania”, në orën 20:45. Dy ndeshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, që synon maksimumin në UEFA Nations League.
Trajneri brazilian i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka dhënë një intervistë, në prag të ndeshjes me Ukrainën, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
A është e vështirë të rikthesh entuziazmin te futbollistët e rinj?
Është punë e Kombëtares, është e hapur për të gjithë, lojtarët vijnë me dëshirë. Kur nuk ka dëshirë për të veshur fanellë, aty një lojtar mund të japë shumë.
Skema e Kombëtares do të jetë e njëjtë si më parë?
I përshtasim skemat sipas karakteristikave të lojtarëve, Barjami mund të luajë edhe në të majtë edhe brenda. Seferi mund të jetë edhe sulmues më i distancuar, Uzuni mund të luajë si sulmues qendrorë.
Si do jetë strategjia e këtij takimi me Ukrainën?
Do jetë një lojë teknike e hapur. Ata kanë lojtarë shumë cilësorë, Ukraina është një ekip i fortë dhe i ekuilibrur, do jetë një ndeshje e vështirë, por do ta luftojmë. Sot jemi pa Ajetin dhe Gjimshitin, por kemi edhe lojtarë të tjerë që mund të përshtatet, Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Do ishte shumë mirë për mua të merrja edhe lojtarë të tjerë.
A jeni i kënaqur me një pikë në këtë transfertë?
Ne nisemi për fitore, do të luajmë shumë fort dhe për të marrë rezultatin më të mirë në këtë ndeshje.