Inter siguron kalimin në finalen e Superkupës së Italisë, falë fitores 2-0 ndaj Atalantës në turneun që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Golat u shënuan nga mbrojtësi holandez Denzel Dumfries në pjesën e dytë. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në të dytën, Dumfries shënoi në të 49-ën dhe në të 61-ën duke i siguruar Inter kalimin për në finalen e Riadit që do luhet ditën e hënë.
Pak minuta lojë edhe për shqiptarët në këtë takim. Kristjan Asllani u fut në lojë për Interin në minutën e 68, ndërsa Berat Gjimshti hyr në vend të Scalvinit në minutën e '62.
Ndërkohë nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Superkupës, midis Juventusit dhe Milanit. Për kuqezinjtë do të debutojë në stol tekniku i ri, Sergio Conceisao.