Sport

Imane Khelif ngre padi ndaj autores së Harry Potter, Elon Musk... rrezikon edhe Trump

Shkruar nga Liberale

Imane Khelif ngre padi ndaj autores së Harry Potter, Elon Musk... rrezikon

Autorja e Harry Poter, JK Rowling dhe Elon Musk janë përmendur në një ankesë ligjore për ngacmim kibernetik të paraqitur nga boksierja algjeriane, kampione olimpike në Paris, Imane Khelif.

Imane Khelif,  boksierja 25-vjeçare, fitoi medaljen e artë për Algjerinë në kategorinë 66 kg, por sukseset e saj u lanë në hije nga debati i nxehtë ngaqë ajo u përball me një breshëri abuzimesh në internet.

Khelif u skualifikua nga Kampionati Botëror vitin e kaluar kur Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) njoftoi se ajo kishte dështuar në një test të përshtatshmërisë gjinore.

Por ajo u lejua të garonte në Paris nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe fitoi medaljen e artë.

Boksierja ka paraqitur një kallëzim penal në zyrën e prokurorit të Parisit, duke pretenduar për ngacmim të rënduar kibernetik dhe një "fushatë mizogjiniste, raciste dhe seksiste" kundër saj.

Avokati i Khelif, Nabil Boudi, ka zbuluar tani se autorja e Harry Potter Rowling dhe pronari i X/Twitter, Elon Musk janë përmendur në ankesën ligjore, ndërsa ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të jetë gjithashtu në vijën e pushkatimit.

“Ajo që ne kërkojmë është që prokuroria të hetojë jo vetëm këta persona, por këdo që e ndjen të nevojshme”, tha ai. “Nëse çështja shkon në gjykatë, ata do të dalin në gjyq”.

Khelif, e cila ka këmbëngulur vazhdimisht se është një grua, u bë fokus i një debati intensiv në internet pasi kundërshtarja e saj e raundit të dytë, luftëtarja italiane Angela Carini, u tërhoq nga gara e tyre brenda 46 sekondave, duke u ankuar se “nuk është e drejtë”.

Carini më vonë kërkoi falje se komentet e saj i kishin shtuar polemikave, duke thënë: "Nëse IOC tha se ajo mund të ndeshet, e respektoj atë vendim."

Rowling shkroi në rrjetet sociale për të ndarë një imazh nga përballja, me mbishkrimin: “Buzëqeshja e një mashkulli që e di se është i mbrojtur nga një institucion sportiv mizogjen, duke shijuar shqetësimin e një gruaje që sapo është goditur me grusht në kokë dhe ambicia e së cilës sapo u thye.”

Në një postim tjetër, autorja e Harry Potter tha: “Unë nuk pretendoj se Khelif është trans. Kundërshtimi im dhe i shumë të tjerëve është që dhuna e meshkujve ndaj grave të bëhet një sport olimpik”.

Pronari i X dhe Tesla, Musk, ndau një postim rreth Khelif duke pretenduar se burrat nuk i përkasin sporteve të grave. Dhe Trump postoi një foto nga lufta Khelif-Carini me mbishkrimin: “Unë do t’i mbaj burrat jashtë sporteve të grave!”

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH