Sport

Iku nga Egnatia, Veseli firmos në Itali

Shkruar nga Liberale

Iku nga Egnatia, Veseli firmos në Itali

Frederik Veseli është mbrojtësi më i ri i Sudtirol në Serinë B të futbollit në Itali. Ai ka firmos një kontratë deri në fund të sezonit2025- 2026. Mbrojtësi zhvilloi tre muajt e fundit në Superligë me Egnatian, ndërsa është rikthye në Itali ku ka luajtur me disa klube.

32-vjeçari do gjejë në ekip edhe shqiptarin tjetër Cristian Shiba. Duket se Veseli nuk u ambientua në Shqipëri dhe kërkoi një largim me konsensus, gjë që edhe iu aprovua.

44 ndeshje ka luajtur Veseli me Kombëtaren kuqezi. I dalë nga moshat e Manchester City, Veseli luajti edhe me ekipin e parë të "Qytetarëve", për të kaluar më pas te rivalët e Manchester United, Ipsuich, Bury, Port Vale, Lugano, Empoli, Le Mans, Salernitana, Benevento apo dhe Karagumruk në Turqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH