Sport

I varur nga droga dhe alkooli, ish-futbollisti i njohur shtrohet në spital psikiatrik

Shkruar nga Liberale

I varur nga droga dhe alkooli, ish-futbollisti i njohur shtrohet në spital

Një nga lojtarët më interesantë për t’u parë në fushën e lojës ishte pa dyshim Ezequiel Lavezzi. Ish-futbollisti i cili ka veshur fanellën e disa ekipeve, përfshirë Napoli dhe PSG në Evropë.

Për 38-vjeçarin gjërat nuk kanë shkuar mirë që kur lëvizi nga futbolli, pasi u përfshi në përdorimin e drogës.

Në ditët e fundit, Lavezzi është shtruar në një spital psikiatrik në Buenos Ajres për shkak të disa çrregullimeve të humorit, të cilat mjekët i atribuojnë hipomanisë. Argjentinasi ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e tij dhe ka vendosur të izolohet, pasi çrregullimet emocionale e bëjnë më agresiv kundrejt miqve dhe për këtë arsye ai nuk dëshiron të jetë pranë djalit të tij.

Ky fakt u konfirmua nga një mik i futbollistit, me dijeni të plotë për ngjarjen në fjalë, për gazetën L'Equipe. Mjekët i kanë kërkuar 38-vjecarit që të hiqte dorë nga alkooli dhe drogat, të cilat kanë pasur ndikim direkt në gjendjen e tij shëndetësore.

Avokati i tij ka konfirmuar se mjekët kanë kërkuar një periudhë izolimi prej të paktën 3 javësh për ish-futbollistin e kombëtares argjentinase, pas së cilës do t'i nënshtrohet ekzaminimeve për të vendosur nëse është e sigurt për të kthyer në banesë apo jo. Në kujtesë kemi se që nga viti 2019, Lavezzi nuk ka  luajtur më futboll, dhe karrierën e tij e mbylli në Hebei China Fortune.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH